Shaqiri kërkohet nga Atletico Madrid

  • 04 July 2015 - 22:07
Shaqiri kërkohet nga Atletico Madrid

Xherdan Shaqiri mesa duket do të jetë një prej futbollistëve më të përfolur në merkato. Pas interesimit të skuadrave nga Anglia, si Stoke City apo Everton, emri i Shaqirit shfaqet në Spanjë.

Atletico Madrid e shikon si një nga kandidatët për të zëvendësuar Arda Turan, i cili por kërkohet nga Barcelona. Lajmin e bën të ditur e sportivja katalanase “Mundo Deportivo”.

23-vjeçari nga Gjilani, që në Janar kaloi nga Bayern Munchen te Inter, duhet të mundë konkurrencën e Carlos Vela, Kevin de Bruyne apo Santi Cazorla. Shaqiri deri më tani ka kundërshtuar ofertën e Stoke City edhe pse klubi zikaltër e kishte pranuar transferimin e tij në Angli, për 17 milionë euro.