Barcelona, zyrtarizohen 5 emrat për zgjedhjet e 18 Korrikut

  • 04 July 2015 - 22:09
Barcelona, zyrtarizohen 5 emrat për zgjedhjet e 18 Korrikut

Konfirmohen zyrtarisht emrat e 5 kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të Barcelonës. Josep Maria Bartomeu, Joan Laporta, Toni Freixa, Agusti Benedito dhe Joan Batiste janë 5 emrat që do të vendosen në fletëvotim për të zgjedhur kreun e ri të klubit, i cili do të ketë një mandat 4-vjeçar në krye të një prej klubeve më të mirë të planetit.

Në këtë listë nuk bëjne pjesë Jordi Farre e Jordi Majo, të tërhequr nga gara në momentet e fundit. Çdo kandidat duhej të merrte minimalisht 2534 firma për të siguruar kandidaturën.

Kandidati kryesor në këtë garë është presidenti aktual, Josep Maria Bartomeu, pavarësisht problemeve gjyqësore që e lidhin atë dhe pararardhësin Rosell me çështjen “Neymar”.

Bartomeu e zyrtarizoi kandidaturën nëpërmjet një mesazhi dërguar Messit, Mascheranos e Bravos për finalen e Kupës së Amerikës, ndërsa rivali i tij më i madh, Joan Laporta u mjaftua me një njoftim të thjeshtë.