Dortmundi fiton 17-0

  • 04 July 2015 - 22:33
Dortmundi fiton 17-0

Borussia Dortmund ka fituar me rezultat 17-0 në Signal Iduna Park ndaj skuadrës së përbërë nga sportistë olimpik gjermanë.

Një ditë pasi trajneri Thomas Tuchel fitoi 5-0 ndaj skuadrës së divizionit të pestë Rhede, Dortmund bëri shou edhe në ndeshjen e sotme para 41,200 shikuesve, nga e cila u mblodhën 250 mijë euro për bamirësi.

Pierre-Emerick Aubameyang shënoi hat-trcik brenda 16 minutash, derisa nga tre gola shënuan edhe Jonas Hofmann dhe Ciro Immobile.