Kili shkruan historinë, fiton Kupën e Amerikës

  • 05 July 2015 - 11:09
Kili shkruan historinë, fiton Kupën e Amerikës

Kili ka shkruar historinë, pasi ka fituar për herë të parë Kupën e Amerikës. Kilianët në finale mposhtën Argjentinën e Lionel Messit.
Kili fitoi pas ekzekutimit të penaltive me rezultat  4-1, pasi koha e rregullt dhe shtesa kishin përfunduar në barazim pa gola.

Te Argjentina i vetmi që shënoi ishte Messi, por përkundër kësaj sërish nuk ia arriti të fitoi një titull me kombëtaren e tij. 

(Kosova Sot)