Diamond League, Powell dhe Fraser dominojnë në Paris

  • 05 July 2015 - 11:12
Diamond League, Powell dhe Fraser dominojnë në Paris

Diamond League konsumoi raundin e tetë sezonal në mitingun e Parisit ku mungesa më e madhe ishte ajo e Usain Bolt, i detyruar të tërhiqet për shkak të një dëmtimi. Nga mungesa e kampionit olimpik përfitoi xhamajkiani tjetër, Asafa Powell, i cili arriti një sukses të lehtë në garën e 100 metrave me kohën 9 sekonda e 81 të qindtat. Kjo është koha më e shpejtë e Powell për këtë sezon, ndërsa Jimmy Vicaut e Michael Rodgers plotësuan podiumin, transmeton supersport.

Në disiplinën e femrave, Shelley-Ann Fraser-Pryce nuk pati rivale duke e mbyllur garën me kohën 10 sekonda e 47 të qindtat, ndërsa në 800 metra, Eunice Jepkoech Sum u bë e para garuese që gjatë dy viteve të fundit arrin të presë finishin poshtë kohës 1 minutë, më saktësisht, 59 sekonda e 99 të qindtat. Një sukses të rëndësishëm regjistroi edhe kubanezi Orlando Ortega në 110 metra me pengesa, duke lënë pas amerikanin David Oliver dhe rusin Sergey Shubenkov. Në hedhjen e shtizës, kampionia olimpike Barbora Spotakova arriti vendin e parë me 72.28 metra, duke marrë edhe kryesimin e klasifikimit të përgjithshëm të Diamond League. Në disiplinat e tjera, gjermania Christina Schëanitz triumfoi në hedhjen e gjyles, ndërsa greku Konstantinos Filippidis ishte surpriza më e madhe në hedhjen së larti.