Panerai: Interi të shkojë në Serie B

  • 05 July 2015 - 18:08
Panerai: Interi të shkojë në Serie B

Zëvendës-presidenti i Fiorentinës, Paolo Panerai ka thënë se Interi duhet të rrëzohet në Serie B, pasi nuk e ka të qartë se ku i merr paratë kjo skuadër të investuar në transferime. 

Interi po tenton të transferojë Mohamed Salahin, ndërsa Panerai ka thënë se skuadra Nerazzure duhet të rrëzohet në Serie B.

“I dashur Giovanni, Salah është kashta e fundit. Ne nuk mund të tolerojmë nënshrkime dhe rregulla të cilat nuk janë as për zero”, it ha Panerai presidentit të Komiteti Olimpik Italian, Giovanni Malago.

“Nëse skuadrat e futbollit do të ishin transparente ndaj rregullave, atëherë Interi duhet të rrëzohet në Serie B. Cilat para janë duke i përdorur ata, a janë duke u marrë nga ishujt Cayman”.

“Platini e di shumë mirë se Interi i ka thyer rregullat e Fair Play Financias, për Salah dhe për lojtarët që kushtojnë me miliona. Ky është një rast për të marrë shembull”, përfundoi Panerai.