Inter kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë

  • 17 January 2017 - 23:37
Inter kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë

Inter ka fituar 3:2 ndaj Bolognas për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë

Skuadra e Interit është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë, pasi ka eliminuar Bolognan, të cilën e mposhti me rezultat 3:2.

Këtë fitore Inter e arriti vetëm pas vazhdimeve, pasi koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.

Inter shënoi dy golat e parë me anë të Murillos dhe Palacios, ndërsa Bologna u përgjigj me golat e Xhemailit dhe Donsah.

Kualifikimin Interit ia siguroi italiani Antonio Candreva, i cili shënoi në minutën e 98’të.

(Kosova Sot)