Marchisio rinovon deri në 2019-n me Juven

  • 05 July 2015 - 21:10
Marchisio rinovon deri në 2019-n me Juven

Zyrtarizimi pritet të vijë në orët e ardhshme por tashmë është e sigurtë që Claudio Marchisio do të rinovojë kontratën e tij aktuale me Juventusin. Klubi bardhezi dhe mesfushori kanë arritur akordin për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re që do ta lidhë Marchision me kampionët e Italisë deri në vitin 2019. Këtë të Hënë nëpërmjet një konference për shtyp në ambientet e Juventus Stadium, 29-vjecari do të hedhë të zezën mbi të bardhë në praninë e presidentit Andrea Agnelli i cili pritet të zyrtarizojë rinovimin e beniaminit të tifozerisë bardhezi.

Marchisio e ka nisur karrierën pikërisht në radhët e Juventusit në vitin 2006 dhe është një nga lojtarët më të dashur për tifozët e Zonjës së Vjetër. Kontrata e mëparshme e mesfushorit të kombëtares italiane skadonte në vitin 2016, ndërkohë që nga marrëveshja e re Marchisio do të përfitojë 3,5 milionë Euro në sezon të njëjtën pagë që merr edhe Giorgio Chielini. Në sezonin e fundit nën drejtimin e Massimiliano Allegrit 29-vjecari ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Juventusit teksa zhvilloi në total 52 ndeshje dhe shënoi 3 gola.