Lamtumirë Enrique, Barcelona ka 6 kandidatë për trajner të ri

  • 20 January 2017 - 22:12
Lamtumirë Enrique, Barcelona ka 6 kandidatë për trajner të ri

Barcelona është duke menduar për pasardhësin e Luis Enriques, i cili pritet të largohet nga ekipi në fund të sezonit

Luis Enrique ka kontratë me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni. Por, strategu spanjoll dhe drejtusist e klubit nga Camp Nou deri më tani nuk kanë nisur bisedimet për kontratën e re.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, AS, Barcelona është duke menduar për pasardhësin e Enriques, i cili pritet të largohet nga ekipi në fund të sezonit.

Sipas AS-it, nëse Enrique largohet, kandidat për ta marrë drejtimin e Barcelonës janë: Ronald Koeman (Everton), Ernesto Valverde (Athletic Bilbao), Óscar García Junyent (Red Bull Salzburg), Eusebio Sacristán (Sociedad), Quique Setién (Las Palmas), Jorge Sampaoli (Sevilla).

(Kosova Sot)