Zidane trondit Realin: Jam i shqetësuar, përfunduam ndeshjen me tre lëndime

  • 21 January 2017 - 19:25
Zidane trondit Realin: Jam i shqetësuar, përfunduam ndeshjen me tre lëndime

Zidane ka konfirmuar lëndimin e Marcelos, Modricit e Danilos

Real Madridi e mposhti 2:1 Malagan, fitore kjo që u zbeh pasi Los Blancos kanë humbur Marcelon dhe Luka Modricin, për shkak të lëndimeve, derisa Danilo nuk e nisi sfidën si titullar gjithashtu për shkak të disa problemeve.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri francez, Zinedine Zidane, i cili është i shqetësuar për lëndimet që kanë kapluar skuadrën e tij.

“Momentalisht mendja ime është ‘e dehur’ për shkak të lëndimeve. Danilo nuk luajti pasi ndjeu disa dhimbje. Modricin u detyruam ta largojmë pasi gjithashtu ndjeu disa dhimbje, shpresojmë të mos jetë diçka e madhe. Derisa lëndimi i Marcelos është më i komplikuar, nesër do t’i kryejë testet mjekësore”, tha Zidane pas ndeshjes.

(Kosova Sot)