Tifozët vërshëllyen lojtarët në “Santiago Bernabeu”, ja çfarë thotë Ramos

  • 21 January 2017 - 21:42
Tifozët vërshëllyen lojtarët në “Santiago Bernabeu”, ja çfarë thotë Ramos

Sergio Ramos ka kërkuar më shumë përkrahje nga tifozët

Tifozët në “Santiago Bernabeu” kanë vërshëllyer pothuajse gjithë lojtarët në sfidën kundër Malagas, ku Real Madridi fitoi me shumë vështirësi, ndeshje kjo që përfundoi 2:1.

“Unë gjithmonë kam thënë se nuk mund ta ndryshojmë Bernabeun. Siç tha ditë më parë Marcelo, këtu janë vërshëllyer lojtarë të mëdhenj. Por, ajo që më brengos është se ne tani kemi më së shumti nevojë për ta, duhet të kemi mbështetjen e tyre”, tha Ramos.

(Kosova Sot)