Befason Guardiola pas barazimit me Tottenham

  • 21 January 2017 - 22:03
Befason Guardiola pas barazimit me Tottenham

Pep Guardiola është shprehur i zhgënjyer pas barazimit 2:2 me Tottenhamin

Manchester City ka barazuar 2:2 me Tottenhamin në xhiron e 22’të të Premielrigës. City e kishte ndeshjen në dorë pasi ishte duke fituar 2:0 ndaj ekipit të Pochetinos, por pranuan dy gola deri në fund të takimit, diçka që nuk i ka pëlqyer trajnerit Pep Guardiola.

“Bëmë paraqitje të shkëlqyer, është për të ardhur keq se si përfundoi ndeshja”, tha Guardiola.

“Jemi të dëshpëruar për atë se çfarë ndodhi, por jam krenar me paraqitjen e djelmoshave”, shtoi më tej trajneri spanjoll.

(Kosova Sot)