Rychely, ideja e fundit e Tiranës për sulmin

  • 06 July 2015 - 09:52
Rychely, ideja e fundit e Tiranës për sulmin

Tirana piketon në Brazil sulmuesin që duhet bëjë diferencën në ekipin bardheblu. Ai quhet Rychely Cantanhede de Olivera, i lindur më 6 gusht 1987. 27-vjecari pritet të mbërrijë ditët e ardhshme në kryeqytet për t’u vënë nën urdhrat e Shkëlqim Mucës dhe vetëm pasi ta bindë trajnerin mund të firmosë me 24-herë kampionët e Shqipërisë. Në karrierën e Rychely bie në sy fakti që ka ndryshuar shumë ekipe që kur nisi karrierën si futbollist. Në vitin 2005, në moshën 18-vjecare u transferua në Japoni te FK Tokio, ndërsa në 2008 u huazua në divizionin e dytë te Montedio Jamagata.

Në vitin 2009 u kthye në Brazil, duke luajtur me dy apo tre klube brenda një viti, ndërkohë që në vitin 2010 kaloi te Santo Andre në Serinë B ku shkëlqeu, me 10 gola në 46 ndeshje, transmeton supersport.

Kjo ecuri i mundësoi transferimin te gjigantët e Santosit, por aty qëndroi vetëm pak muaj, duke luajtur 7 ndeshje e duke shënuar 2 gola, para se të huazohej te Vitoria në Serinë B.

Më pas, erdhën kalimet te klube si Paulista, Goias, Seará e në vitin 2014 i huazuar te Çapekoense në Serinë A, ku u akltivizua në vetëm 27 minuta, para se të huazohej sërish nga Seará te Red Bull Brazil. Tekjo skuadër nuk ka mundur të lërë shenjë sepse ka qëndruarvetëm 36 minuta në fushën e blertë.

Rychely prej muajsh është zhdukur nga “radarët” dhe duket një bast i rrezikshëm për Tiranën, duke parë se ka shënuar vetëm 2 gola në 3 vitet e fundit e duke ndërruar klub çdo 3-4 muaj.