Legjenda e Arsenalit: “Xhaka ka nevojë për ndryshime e mësime” (Video)

  • 23 January 2017 - 19:26
Legjenda e Arsenalit: “Xhaka ka nevojë për ndryshime e mësime” (Video)

Martin Keown, legjenda e Arsenalit nuk është i kënaqur me paraqitjet e kosovarit, Granit Xhaka.

Reprezentuesi i kombëtares zvicerane nuk po kalon mirë në Londër, pasi qysh në sezonin e parë është ndëshkuar plotë tri herë me karton të kuq.

Së fundi Xhaka u ndëshkua të dielën ndaj Burnleyt ku la në “lloç” skuadrën e tij, por falë një gabimi të gjyqtarit Arsenalit arriti të fitonte pikët e plota në fund.

Sjelljet e tij, aspak nuk është duke i pëlqyer Keoën i cili shpreson se kosovari do të ndërroj stil të lojës.

“Ai ka nevojë për të pastruar aktin. Është një numër i madh i kartonëve, është qesharake. Wenger ka kërkuar falje pas ndeshjes, por Xhaka duhet të kërkoj ndjesë për këtë. Ai duhet të mësoj më shumë, ai duhet të ndryshoj, dhe ka për ta bërë”, ka thënë Keoën.

Graniti pritet që t’i mungoj Arsenalit në tri përballje, ndaj Southamptonit, Watfordit dhe Chelseat.

(Kosova Sot)