​Ronaldinho i kthehet futbollit

  • 23 January 2017 - 21:20
​Ronaldinho i kthehet futbollit

Ronaldinho është shumë pranë skuadrës braziliane, Cortiba

Legjenda e Barcelonës dhe Brazilit, Ronaldinho është shumë pranë marrëveshjes me skuadrën braziliane, Cortiba, shkruan ESPN Brasil.

Ronaldinho për herë të fundit ka luajtur në vitin 2015, por besohet se ka pranuar ofertën e Cortibas, ku do të përfitojë nga 22 mijë euro në muaj.

Marrëveshja pritet të arrihet këtë të mërkurë.

(Kosova Sot)