​Bale ka një lajm të madh për Realin

  • 23 January 2017 - 22:02
​Bale ka një lajm të madh për Realin

Gareth Bale pritet që shumë shpejtë të kthehet në stërvitje me topin

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale pritet që javën e ardhshme të kthehet në stërvitje me topin, duke bërë një hap të madh drejt rikuperimit të tij.

Bale ishte lënduar në nëntor të vitit të kaluar, ku ishte operuar në nyje të këmbës së djathtë.

The Independent shkruan se, Bale është pranë kthimit dhe ky është një lajm shumë i mirë, kur dihet se të lënduar janë edhe Carvajal, Pepe, Marcelo, Modric dhe James. 

(Kosova Sot)