Vokrri konfirmon vendimin: UEFA në anën e Kosovës

  • 24 January 2017 - 18:27
Vokrri konfirmon vendimin: UEFA në anën e Kosovës

Një lajm shumë i rëndësishëm vjen për Federatën e Futbollit në Kosovë, pasi edhe njëherë tjetër arriti të fitonte një betejë me shtetin e Serbisë, konkretisht kundër federatës serbe të futbollit.

Lajmi konfirmohet nga vetë presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri i cili ka thënë se presidenti i qeverisë së UEFA-s, Ceferin ka refuzuar të marrë për bazë kërkesën e Serbisë për anulimin e vendimit për pranimin e Federatës së Kosovës në UEFA.

“Edhe njëherë u dëshmua se kishim të drejtë dhe CAS-i e njohu vendimin e UEFA-s për të na pranuar si të ligjshëm. Me këtë vendim u mposht Serbia, kështu ju konfirmojmë se FFK do vazhdojë të jetë anëtare e UEFA-s. Falënderoj të gjithë ata të cilët na ndihmuan dhe na besuan në këtë rrugëtim,” u shpreh presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri.

(Kosova Sot)