Te Barcelona të bindur, Mesi nënshkruan kontratë të re

  • 24 January 2017 - 18:32
Te Barcelona të bindur, Mesi nënshkruan kontratë të re

Sekretari teknik i klubit blaugran, Robert Fernandez është i bindur se yjet e klubit si argjentinasi Lionel Mesi, Andres Iniesta dhe portieri ter Stegen do të nënshkruajnë së shpejti zgjatje të kontratës.

Ditët e fundit janë shtuar shumë spekulimet që e largojnë Mesi-n nga “Camp Nou”, për shkak edhe të orvatjeve të klubit për kontratën e tij të ri, pasi argjentinasi kërkon rritje të pagës vjetore.

Por sekretari teknik te Barcelona është shumë i bindur se kontrata e tre lojtarëve do të zyrtarizohet shumë shpejt. Po ashtu në listën e lojtarëve të cilët pritet të zgjasin kontratën aktuale janë edhe Suarez, Nejmar, Serxhio Buskets dhe Havier Maskerano. 

(Kosova Sot)