Juventusit i kthehet një lojtar i lënduar nga Kupa e Afrikës (Foto)

  • 24 January 2017 - 20:10
Juventusit i kthehet një lojtar i lënduar nga Kupa e Afrikës (Foto)

Mario Lemina është kthyer në Torino pas lëndimit që ka pësuar në Kupën e Afrikës.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka marrë një lajm të keq, pasi në Kupën e Afrikës është lënduar mesfushori Mario Lemina.

Futbollisti i gabon pësoi një lëndim në stërvitje dhe tashmë është kthyer në Torino për fazën e rikuperimit.

Ende nuk dihet për sa kohë do të jetë jashtë fushave të gjelbra. 

(Kosova Sot)

Image