Menaxherët e Milanit sot vizituan skuadrën nga Kosova (Foto)

  • 24 January 2017 - 21:08
Menaxherët e Milanit sot vizituan skuadrën nga Kosova (Foto)

Sot në Drenas, në ambientet e klubit KF Feronikeli, kanë qëndruar menaxheret e akademisë së klubit të madh futbollistik italian A.C Milan.

Menaxheret e akademisë “Milan Junior Camp” Stefano Falghera dhe Massimiliano Sopranzi, vizituan klubin tonë për qëllim bashkëpunimi në mes akademisë së futbollit “Milan Junior Camp” dhe shkollës së futbollit KF Feronikeli.

Për këtë vizitë bërë Feronikelit, foli menaxheri gjeneral Stefano Falghera

“A.C Milan është për herë të parë në Kosovë, e them këtë së kam dëgjuar së edhe me parë në emër të A.C Milanos ka fol dikush këtu në Kosovë. Nuk jemi rastësisht këtu në Drenas, në klubin tuaj, ardhja jonë këtu vjen pas sugjerimeve që morëm për një klub serioz dhe mirë i organizuar. Qëllimi i kësaj vizitë ka të bëj me mundësinë e bashkëpunimit mes akademisë tonë “Milan Junior Camp” dhe akademisë KF Feronikeli”

Nga ana tjetër presidenti i klubit nga Drenasi, z.Ekrem Elshani falënderoj për vizitën dhe zgjedhjen e KF Feronikelit nga ana e klubit të madh italian A.C Milan, për bashkëpunim.

 “Për klubin e Feronikelit është nderë dhe privilegj që një klub i madh e me traditë siç është A.C Milano të na vizitoj dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunim”.

Dy palët u ranë dakord që të shqyrtojnë mundësit e bashkëpunimit në mes dy klubeve.

(Kosova Sot)