Behrami pranë Fiorentinës

  • 06 July 2015 - 14:23
Behrami pranë Fiorentinës

Valon Behrami është gati të veshë sërish fanellën e Fiorentinës. Mesfushori 30-vjeçar ka vendosur të largohet nga Hamburgu skuadër tek e cila luajti gjatë sezonit të fundit për tu rikthyer në Firence.

Sipas mediave që qëndrojnë pranë klubit vjllocë futbollisti me origjinë shqiptare, por që luan për përfaqësuesen e Zvicrës ka pranuar të ulë edhe pagën për të qenë sërish pjesë e Fiorentinës.

Drejtuesit e klubit nga Firence i kanë ofruar Behramit një kontratë 2-vjeçare, por për shërbimet e mesfushorit interesohen edhe shumë klube të tjera dhe Fiorentina pavarësisht dëshirës së 30-vjeçarit duhet të shpejtojë nëse dëshiron të firmosë me futbollistin.

Behrami ka qenë pjesë e Fiorentinës në sezonin 2011-2012 duke spikatur shumë me lojën e tij dhe për këtë arsye u ble nga Napoli për një shifër të konsiderueshme.