'Bomba' nga Anglia, Mourinho kërkon me ngulm Elseid Hysajn

  • 06 July 2015 - 15:15
'Bomba' nga Anglia, Mourinho kërkon me ngulm Elseid Hysajn

Skuadra angleze, Chelsea, shfaq interesim për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj. Sipas portalit “chelsea­news.co”, 21 vjeçari ka zhvilluar paraqitje mjaft të mira me ekipin e Empolit në Serinë A, dhe për këtë shkak ai është vënë nën shënjestër nga shumë ekipe të tjera si Lazio, Roma, Leverkusen, Schalke dhe së fundmi edhe nga ekipi i Chelsea.

"I fortë në mbrojtje, dhe me mjaft eksperiencë për moshën e tij, gjithashtu lojtari mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes. I vetmi problem në krahasim me Ivanoviçin, është se shqiptari nuk ka ato aftësitë e mira në lojën sulmuese, por për sa i përket lojës mbrojtëse ai është një lojtar i shkëlqyer", shkruhet në këtë portal, transmeton albeu.

Ai u vëzhgua nga shumë ekipe edhe në ndeshjen miqësore Shqipëri­Francë, të fituar nga kombëtarja shqiptare, dhe ku Hysaj bëri një paraqitje fantastike. Hysaj mund të transferohet për rreth 13
milionë euro, dhe do të ishte një transferim i shkëlqyer duke parë moshën mjaft të re të lojtarit.