Alonso: McLaren-in e vërtetë do ta shihni vitin e ardhshëm

  • 06 July 2015 - 17:04
Alonso: McLaren-in e vërtetë do ta shihni vitin e ardhshëm

Ai mbrriti te McLaren me petkun një kampioni Bote dhe me synimin për të ringritur skuadrën angleze në majën e Formula 1, por Fernando Alonsos iu deshën plot 9 gara për të grumbulluar pikën e parë me shigjetat e argjendta. Në Silverstone Alonso u pozicionua në vendin e 10-të, duke bërë një paraqitje të mirë por që gjithsesi jo në nivelin e tij të dikurshëm. Spanjolli është i kënaqur për pikën e parë të marrë në këtë sezon. Sipas 2-herë kampionit të Botës Cmimi i Madh i Britanisë së Madhe do ti shërbejë atij dhe skuadrës si një pikënisje për ta përfunduar në mënyrën më të mirë sezonin.

” Në Silverstone erdhi edhe pika e parë në këtë projekt të ri që kam nisur në karrierën time. Na u desh të luftonim shumë. Që në kthesën e parë patëm disa probleme me dy makinat Lotus dhe rivaliteti me to ishte shumë i ashpër. Deri pak xhiro përpara fundit ishim jashtë zonës së pikëve, por më pas gjërat shkuan mirë për mua dhe ja dola të merrja pikën e parë”.

Pavarësisht problemeve që po kalon McLaren Honda, Alonso beson te projekti që ka firmosur me skuadrën angleze. Sipas tij sezoni i ardhshëm do të jetë ai i rikthimit të Mclarenit në nivelet më të larta.

” Shpresoj që të grumbullojmë edhe shumë pikë të tjera në garat që do të vijnë. Ky sezon do të na shërbejë për tu përmisuar në mënyrë që vitin e ardhshëm të luftojmë për titullin. Skuadra është e përqëndruar dhe ne kemi një plan konkret. Unë besoj te projekti dhe prandaj zgjodha McLaren Hondan për të vijuar karrierën.