Zyrtare: Turan në Barcelonë
Arda Turan edhe zyrtarisht është lojtar i ri i skuadrës së Barcelonës.
Ai ka kompletuar transferimin e tij nga Atletico Madridi në Camp Nou për një shumë prej 41 milionë euro.
Detajet e plota rreth këtij transferimi pritet të dalin në orët në vazhdim, por transferimi është konfirmuar nga vet lojtari me anë të një postimi në facebook, por edhe nga skuadra e Barcelonës.