Bayerni, ofron Mullerin dhe Robbenin për Di Marian

  • 07 July 2015 - 19:16
Bayerni, ofron Mullerin dhe Robbenin për Di Marian

Sipas mediave angleze raportojnë se Bayern Munichu është duke përgatitur një ofertë sensacionale për mesfushorin e Manchester Unitedit, Angel Di Marian.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, superylli argjentinas është objektivi kryesor i Bayernit në këtë afat kalimtar, dhe skuadra Bavareze është e gatshme që të bëjë të pamundurën për ta sjellë atë në Allianz Arena.

Ndërsa, Daily Mail raporton se Bavarezët janë të gatshëm t’i sakrifikojnë dy yjet Thomas Muller dhe Arjen Robben, për ta bindur Unitedin që ta shesë Di Marian.

Ky transferim pritet të kushtojë më shumë se ai i Cristiano Ronaldos, kur u transferua për 94 milionë euro te Real Madridi.