Messi në Inter? Më në fund zbulohet e vërteta

  • 13 February 2017 - 23:30
Messi në Inter? Më në fund zbulohet e vërteta

Lionel Messi nuk ka qenë kurrë një synim serioz për t’u transferuar te Interi, por emri i tij është përmendur për të rritur entuziazmin te tifozët.

Kështu ka deklaruar drejtori i Pirellit, Marco Tronchetti, kompani që sponsorizon Interin.

Messi ishte i lidhur me një kalim te Interi muajin e kaluar, por drejtori i sponsorit te Interit, ka këmbëngulur se një gjë e tillë nuk ka qenë afër të ndodh kurrë.

“Messi ishte një provokim për të nxitur tifozët, për të ushqyer ëndrrat e tyre”, ka deklaruar Tronchetti.

(Kosova Sot)