Zyrtare: Zaza i Juventusit për 18 milionë Euro

  • 07 July 2015 - 23:34
Zyrtare: Zaza i Juventusit për 18 milionë Euro

Juventusi zyrtarizon një tjetër goditje të rëndësishme në merkaton e verës për fazën sulmuese. Bardhezinjtë kanë arritur marrëveshjen me Sassuolon për Simone Zazan, i cili ka firmosur një kontratë 5-vjecare me klubin tironez. Juventusi do të derdhë në arkat e Sassulolos 18 milionë Euro, shumë kjo që do të paguhet nga 3 këste brenda tre viteve të ardhshme.

Në njoftimin zyrtar të publikuar në faqen e Juventusit në Internet shkruhet se Zaza, 1 metër e 87 centimetra është një kockë e fortë për cdo mbrojtës, i aftë për të kombinuar forcën fizike me saktësinë dhe lëvizshmërinë brenda zonës kundërshtare.

Simone Zaza ka spikatur gjatë dy sezoneve të fundit në Serinë A me Sassulolën, teksa ka shënuar 20 gola në 64 ndeshje të kampionatit. Nga gushti i 2014-tës është pjesë e përfaqësueses së Italisë, ku është aktivizuar në 5 ndeshje dhe ka shënuar një gol, në fitoren 2-0 ndaj Norvegjisë në takimin e parë të fushatës eliminatore të Europianit “Francë 2016″.