Si ia ndryshoi mendjen Ajeti Mihajlovicit?

  • 17 February 2017 - 16:53
Si ia ndryshoi mendjen Ajeti Mihajlovicit?

Arlind Ajeti konfirmohet titullar te Torino edhe për sfidën shumë të rëndësishme ndaj Romës që do të luhet të dielën në orën 18:00 në stadiumin Olimpico

Paraqitjet e mbrojtësit shqiptar, Arlind Ajeti në sfidat ndaj Empolit dhe Pescarës kanë bindur, trajnerin e skuadrës, Sinisa Mihajlovic, për t’i dhënë mundësinë 23-vjecarit shqiptar të aktivizohet në vazhdimësi.

Ndaj Romës në Olimpico, Ajeti synon të bëjë një tjetër paraqitje të mirë pas asaj ndaj Pescarës, takim në të cilin realizoi golin e tij të parë me fanellën e Torinos, pasi bëhet fjalë për një ndeshje të rëndësishme, që mund të rrisë kuotat e tij për të luajtur titullar edhe me kombëtaren shqiptare në duelin e 24 marsit ndaj Italisë në Palermo. 

(Kosova Sot)