Marshim kombëtar që Alexis Sanchez të lerë Arsenalin

  • 17 February 2017 - 16:57
Marshim kombëtar që Alexis Sanchez të lerë Arsenalin

Gjithmonë e njëjta histori tek Arsenal-i. Protagonist për pjesën më të madhe të sezonit të kaluar përpara se të dështonte bujshëm në atdhe dhe në Europë. Një ecuri që për fat të keq po vërtetohet edhe këtë sezon. Në vend të katërt në Premier League, “Topçinjtë” janë praktikisht jashtë Ligës së Kampioneve pas humbjes së thellë 1-5 ndaj Bayern Munich-ut, në përplasjen e parë për 1/8-at. E ndërsa Arsene Wenger betohet se “unë në sezonin e ardhshëm do të drejtoj te Arsenal-i ose diku tjetër”, ka nga ata që e kanë humbur durimin.

Nuk është një futbollist i skuadrës, por tifozët e tij personalë, ata kilianë, të lodhur të shohin Alexis Sanchez-in të luftojë për objektiva të pjesshëm, pa aspiruar kurrë për arritje madhore. Me pak fjalë: ish-sulmuesi i Barcelona-s konsiderohet shumë i fortë për një skuadër të bukur, po, por kurrë fitues dhe shpesh me një karakter dhe personalitet në rënie. Për rrjedhojë, shumë mbështetës kanë organizuar në Facebook një aktivitet të veçantë për të zhbllokuar situatën. “Marcia Nacional para que Alexis Sanchez deje l’Arsenal”, titullohet apo “Marshim kombëtar që Alexis Sanchez të lërë Arsenal-in”.“Nuk duam të luajë te Real Madrid-i dhe as të kthehet te Barcelona – lexohet në përshkrimin e aktivitetit – E vërteta është se as na bëhet vonë për skuadrën ku luan: duam vetëm ta shikojmë së bashku me 10 të tjerë për të arritur një rezultat. Vetëm kaq”. Dikush mund të mendojë se bëhet fjalë vetëm për një shaka nga ana e disa njerëzve që kanë kohë të tepërt për të humbur, megjithatë marshimi ka një datë (1 mars) dhe një vend takimi (Plaza Baquedano, në Santiago). Numri i atyre që kanë thënë se do të marrin pjesë ka arritur 5 mijë mbështetës, dhe pritet të rritet…
 

(Kosova Sot)