Interi vazhdon me fitore (Video)

  • 19 February 2017 - 14:37
Interi vazhdon me fitore (Video)

Interi ka shënuar fitoren ndaj Bolognas

Skuadra e Interit ka shënuar një fitore të rëndësishme. Nerazzurrët kanë fituar ndaj Bolognas me rezultat minimal 0:1.

Hero i Interit ishte sulmuesi brazilian, Gabriel Barbosa, i cili në minutën e 81 shënoi golin e fitores.

Ky ishte goli i parë i brazilianit që prej transferimit te Interi gjatë verës nga San Paolo për 30 milion euro.

Pas kësaj fitore, Interi është rikthyer sërish në venin e katërt me 48 pikë të tubuara, sa ka edhe Atalanta. 

(Kosova Sot)