Besa eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës

  • 19 February 2017 - 15:22
Besa eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës

Edhe Besa është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Besa është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës. Ekipi pejan nga kjo garë eliminoi Dritën, të cilën e  mposhti me rezultat 3:1 pas vazhdimeve.

Më herët në çerekfinale të kësaj gare janë kualifikuar edhe Prishtina, Liria, Feronikeli, Trepça, 89, Drenica dhe Ferizajt.

Kurse, çerek-finalisti i fundit do të përcaktohet pas ndeshjes mes Flamurtarit dhe Trepçës. Ky takim ishte paraparë të luhet sot, por ishte shtyrë shkaku i borës. 

(Kosova Sot)