Harrojini Ronaldon e Messin, Ibrahimovici i lë prapa me gola (Foto)

  • 19 February 2017 - 20:11
Harrojini Ronaldon e Messin, Ibrahimovici i lë prapa me gola (Foto)

Zlatan Ibrahimovic ka vazhduar me formën e mirë te Manchester United.

Pas tre golave që shënoi në Europa League, ai arriti të gjejë portën sërish këtë vikend. Ibrahimovic shënoi golin e dytë dhe të fitores për Manchester Unitedin ndaj , në kuadër të FA Cup.

Ky ishte goli i 74 për Ibrahimovicin në gjitha garat që nga fillimi i sezonit të kaluar, duke lënë prapa Leo Messin (73) e Cristiano Ronaldon (72).

Por, Messi ka mundësi të ndryshojë këtë, pasi ende nuk ka luajtur këtë gjiro, për dallim nga Ibra e Roanldo. Messi luan pas pak ndaj Leganes, sfidë e cila zhvillohet në Camp Nou nga ora 20:45

(Kosova Sot)