Roma shënon fitore kundër Torinos

  • 19 February 2017 - 20:29
Roma shënon fitore kundër Torinos

Roma ka shënuar fitore prej 4-1 kundër Torinos në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të kampionatit italian.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 10-të, kur Edin Dzeko me një goditje nga jashtë zonës e mposhti portierin Hart.

Nuk kaloi shumë kohë dhe Mohamed Salah e dyfishoi epërsinë (17’). Me epërsi prej dy golash, vendasit shkuan në pushim.

Leandro Daniel Paredes ishte fantastik me një goditje të pandalshme në pjesën e dytë, e cila u ndal vetëm në rrjetë (65’).

Golin e nderit për skuadrën mysafire e shënoi Maxi Lopez kur po afrohej fundi i takimit (84’).

Pas një asistimi të bukur të Francesco Tottit, Radja Nainggolan e vendosi rezultatin përfundimtar në minutat shtesë.

Me këtë fitore, Roma mbetet e dyta në tabelë me 56 pikë, shtatë më pak se lideri Juventus. Në xhiron e ardhshme, Giallorossët luajnë kundër Interit në derbin e javës së 26-të. 

(Kosova Sot)