Granit Xhaka me shumë ambicie për FA Cup (Foto)

  • 20 February 2017 - 17:13
Granit Xhaka me shumë ambicie për FA Cup (Foto)

Granit Xhaka është gati për sfidën kundër Sutton United

Arsenal dhe Sutton United do të përballen sonte në kuadër të FA Cup duke filluar nga ora 20:55. Fituesi i këtij dueli përballet me skuadrën e Lincoln City.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka bërë të ditur se janë gati për ndeshjen kundër Sutton në FA Cup, kompeticion ky në të cilin duan të triumfojnë.

“Stërvitja e fundit para ndeshjes sapo ka përfunduar. Jemi gati për sfidën me Sutton United. FA Cup është duke na pritur”, ka shkruar Xhaka në llogarinë e tij në Facebook. 

(Kosova Sot)