Lemina drejt Ligës Premier

  • 20 February 2017 - 19:26
Lemina drejt Ligës Premier

Mesfushori i Juventusit, Mario Lemina, mund të largohet drejt Ligës Premier, ku klubet si Watford dhe Crystal Palace janë duke e kërkuar.

Sipas Watford Observer, Walter Mazzarri e pëlqen shumë lojtarin dhe mund ta ofrojë te Watford.

Por për ta bindur lojtarin duhet të mposhtet interesimi i Crystal Palace.

Për të kishte interesim edhe në këtë afat kalimtar sidomos nga Leicester City.

Lojtari kishte probleme këtë vit me lëndime, ndërsa me kombëtaren e tij Gabonin luajti këtë vit në Kupën e Kombeve.

Ai këtë sezon ka gjithsej 16 paraqitje duke luajtur mbi 1000 minuta.

Lemina kishte ardhur te Juventusi nga Marseille për 12 milion euro që do të paguheshin për katër vite.

Juve mund të pranojë çdo ofertë që kalon shifrën e 15 milionë eurove. 

(Kosova Sot)