E pranon drejtori i Interit: Po e monitorojmë këtë lojtar (Foto)

  • 20 February 2017 - 19:35
E pranon drejtori i Interit: Po e monitorojmë këtë lojtar (Foto)

Ricardo Rodriguez mund ta veshë fanellën e Interit sezonin e ardhshëm

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka bërë të ditur se klubi italian është duke monitoruar mbrojtësin e majtë të Wolfsburgut, Ricardo Rodriguez.

“Jemi duke punuar në këtë drejtim”, tha Ausilio kur u pyet për transferime. “Është a pamundur që në këtë moment të mos flasim për qershorin”.

“Rodriguez është njëri nga lojtarët që po monitorojmë, por nuk ka ende asgjë definitive”, shtoi drejtori sportiv i Interit. 

(Kosova Sot)