“Engjëlli” i Chapecoenses realizoi ëndrrën (Foto/Video)

  • 20 February 2017 - 21:17
“Engjëlli” i Chapecoenses realizoi ëndrrën (Foto/Video)

Johan Alexis Ramírez ka realizuar ëndrrën, duke takuar gjithë lojtarët e Real Madridit

Johan Alexis Ramírez, i njohur në Kolumbi e Brazil si “Djaloshi engjëll” (el Niño Ángel) për ndihmën që dha duke i drejtuar ekipet e shpëtimit te vendi i aksidentit të klubit brazilian, Chapecoense, ku humbën jetën pothuajse gjithë lojtarët dhe shumë gazetar, ka realizuar ëndrrën fëmijërore – duke takuar lojtarët e Realit, shkruan Realmadrid.com.

Para se të fillojnë stërvitjet, Johan u fotografua me Zinedine Zidanen dhe lojtarët. Po ashtu edhe me bashkëkombësin e tij, James Rodriguez, i cili ia dhuroi atij një fanellë.

“James përfaqëson gjithë Kolumbinë. Jam shumë i emocionuar. Kjo fanellë është dhuratë shumë e mirë, do e kem për gjithë jetën, është kënaqësi për mua”, tha Johan. 

(Kosova Sot)