Messi pritet si mbret në Egjipt, ushtria e policia çohen në këmbë për të (Video)

  • 21 February 2017 - 17:41
Messi pritet si mbret në Egjipt, ushtria e policia çohen në këmbë për të (Video)

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi gjatë ditës së sotme ka vizituar Egjiptin në një mision për të sëmuret me “Hepatiti C”.

Këtë vizitë, sulmuesi argjentinas e kishte planifikuar muaj më parë, mirëpo bombardimet që ndodhën në një katedrale të Kajros dhe së fundi humbja tronditëse nga PSG, ia shtynë këtë vizitë.

Megjithatë ai udhëtoi në shtetin afrikan me një siguri maksimale, me eskortë të gjatë dhe nën mbrojtjen e policisë dhe ushtrisë egjiptiane.

Ndalesa e parë e Messit ishte te Piramidat e famshme të Egjiptit e më pas do të vizitoj edhe spitalet, aty edhe ku është qëllimi i udhëtimit të tij.

 
(Kosova Sot)