Lamtumirë Atletico, Simeone në Serie A (Foto)

  • 23 February 2017 - 21:52
Lamtumirë Atletico, Simeone në Serie A (Foto)

Diego Simeone mund ta marrë drejtimin e Juventusit gjatë sezonit

Massimiliano Allegri pritet të largohet nga Juventusi në fund të sezonit, pavarësisht rezultateve që do të arrij deri në verë.

Sipas “Bein Sport”, drejtuesit e Juventusit në Torino po synojnë ta sjellin trajnerin e Atletico Madrditi, Diego Simeone.

“Bein Sport” shkruan se negociatat mes të dy palëve kanë filluar dhe janë drejt mbylljes me sukses.

Nëse dështon Simone, Juve ka dy alternativa tjera për trajnerë të ri. Fjala është për Paulo Sousa (Fiorentina) dhe Luciano Spalletti (Roma). 

(Kosova Sot)