Shkarkimi i Ranierit befason të gjithë (Foto)

  • 23 February 2017 - 22:07
Shkarkimi i Ranierit befason të gjithë (Foto)

Bota e futbollit është befasuar me vendimin e Leicester Cityt për shkarkimin e Claudio Ranierit.

Drejtuesit e Leicester City kanë vendosur ta shkarkojnë nga detyra trajnerin italian, Claudio Ranieri pas rezultateve të dobëta këtë sezon.

Ky vendim ke befasuar botën e futbollit, pasi vetëm disa muaj më parë Ranieri kishte bërë historinë me Leicesterin duke e shpallur Leicester City për herë të parë kampion të Premierligës.

(Kosova Sot)