E tepërt kjo çfarë ka bërë Sanchez

  • 18 March 2017 - 23:36
E tepërt kjo çfarë ka bërë Sanchez

“Kyçi i këmbës së Sanchez është në gjendje të tmerrshme”, kështu ka bërë të ditur Arsene Wenger dhe duket se Alexis Sanchez mund të mungojë për disa ndeshje.

Pas humbjes nga WBA, Arsenali ka marrë edhe një lajm të keq.

Trajneri i “Topçinjve”, Arsene Wenger, ka bërë të ditur se anësori Alexis Sanchez, ka pësuar një lëndim të rëndë në kyçin e këmbës dhe ka vështirësuar lëndimin me kokëfortësinë e tij.

“Ai u lëndua në pjesën e parë, por insistoi të luante edhe në të dytën. Kyçi i këmbës së tij është në gjendje të tmerrshme”, u shpreh Wenger pas ndeshjes.

(Kosova Sot)