Avdijaj “kërcënon” Islandën (Foto)

  • 20 March 2017 - 18:47
Avdijaj “kërcënon” Islandën (Foto)

Donis Avdijaj do të jetë një nga lojtarët më të rinjë në përfaqësuesen e Kosovës, shkruan indeksOnline

Mesfushori i skuadrës gjermane, Schalke ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shihet çartë se ka “kërcenuar” kundërshtarin e 24 marsit, atë të Islandës.

Në foto, Avdijaj shihet me disa arinjë të ngrirë, teksa tregon grushtin drejt tyre. Vlen të përmendet se Islanda njihet vend me shumë arinjë polar.

Donisi gjendet në Prishtinë, ndërsa sot edhe zyrtarisht u konfirmua se do të jetë në 23-ën e Albert Bunjakut për ballafaqimin e 24 marsit në Shkodër.

(Kosova Sot)