​Juventus-Barcelona? Pirlo tregon kush kalon në gjysmëfinale

  • 20 March 2017 - 23:57
​Juventus-Barcelona? Pirlo tregon kush kalon në gjysmëfinale

Andrea Pirlo beson se Juventus ka kapacitet për ta eliminuar Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Mesfushori italian, Andrea Pirlo insiston se Juventus mund ta eliminojë Barcelonën nga Liga e Kampionëve, pasi skuadrat kanë ndryshuar.

Barcelona kishte mposhtur në finale Juventusin në vitin 2015, por tashmë gjërat kanë ndryshuar sipas Pirlos.

“Do të jetë krejtësisht më ndryshe në krahasim me dy vjet më parë. Tani nuk do të luajnë në finale, por në dy ndeshje rreth 180 minuta dhe mendoj se do të ketë lojë të mirë. Ky Juventus ka kapacitetin për të eliminuar Barçën”, tha Pirlo për Sport. 

(Kosova Sot)