Befason Behrami, lë Premierligën për një skuadër të vogël (Foto)

  • 21 March 2017 - 21:40
Befason Behrami, lë Premierligën për një skuadër të vogël (Foto)

Valon behrami pritet të kthehet në kampionatin zviceran të skuadra e Sionit

Presidenti i Sionit, Christian Constantin ka treguar se është në bisedime me mesfushorin e Watfordit, Valon Behrami.

Ai ka treguar se ka biseduar shpesh me lojtarin, i cili është i gatshëm të kthehet në Zvicër, shkruan Blick.ch.

“Ne jemi në kontakt që në dimër. Barthélémy ka kontaktuar disa herë me të. Valoni dëshiron të kthehet sërish në Zvicër. Unë do ta marrë atë në Sion, ai është i gatshëm të kthehet”, tha Constantin. 

(Kosova Sot)