​Shitet kokainë me emrin e Messit

  • 23 March 2017 - 16:07
​Shitet kokainë me emrin e Messit

Se sa i famshëm është Leo Messi tregon fakti se tashmë ka filluar të shitet kokainë me emrin e tij

Trafikantët amerikano-latinë kanë quajtur cilësinë më të lartë të kokainës me emrin e yllit të Barcelonës dhe Argjentinës, Leo Messi.

Ajo që habiti autoritetet është se droga ishte e paketuar me ambalazhin dhe e ndarë sipas cilësisë. Veç cilësisë “Messi”, në të gjeje edhe cilësinë “Real Madrid”.

Bëhej fjalë për një dërgesë prej 1.4 tonësh, drogë e pastër të bllokuar nga autoritetet peruane këtë javë.

Destinacioni i saj ishte Belgjika dhe nëse dërgesa do të mbërrinte në tregjet evropiane do të kapte një vlerë prej 80 milionë eurosh.

(Kosova Sot)