Tronditet Barcelona – Iniesta në rrjetet sociale: Hala Madrid! (Foto)

  • 23 March 2017 - 16:49
Tronditet Barcelona – Iniesta në rrjetet sociale: Hala Madrid! (Foto)

Një gabim i madh është bërë nga një menaxhues i faqeve të lojtarëve gjatë ditës së sotme.

Ylli i Barcelonës, Andres Iniesta, do të jetë pjesë e ekipit të basketbollit të Real Madridit për ndeshjen ndaj Olympiacos? Jo, kjo është një gafë që ka bërë një person e që duket se do ta pësojë keq.

Siç shkruan Marca, faqet e Andres Iniestas të Barcelonës e të Sergio Llull të Real Madridit menaxhohen nga i njëjti person, i cili gjatë ditës së sotme bëri një gafë të madhe.

Ai ishte obliguar të bënte një postim në rrjetet sociale dhe atë e bëri në faqe të gabuar, në atë të Andres Iniestas, ku madje kishte shkruar edhe “Hala Madrid”.

Natyrisht kjo është hequr menjëherë, pasi mesazhi ishe bërë për t’u postuar në faqen e Sergio Llull, para sfidës së rëndësishme ndaj Olympiacosit në basketboll.

Mbetet të shihet se si do ta pranojë këtë Iniesta.

(Kosova Sot)