Kosova nis stërvitjen e fundit para ndeshjes me Islandën (Video)

  • 23 March 2017 - 17:17
Kosova nis stërvitjen e fundit para ndeshjes me Islandën (Video)

Ka nisur tashmë stërvitja e fundit në “Loro Boriçi” para ndeshjes me Islandën.

Kombëtarja e Kosovës tashmë ka rritur në “Loro Borici”, aty ku po zhvillon stërvitjen e fundit para sfidës me Islandës që zhvillohet në po këtë stadium.

Pas stërvitjes, trajneri Albert Bunjaki do të dalë në konferencë për media për të folur lidhur me ndeshjen e nesërme që zhvillohet në “Loro Borici” duke filluar nga ora 20:45.

Kjo është dita e tretë me radhë që Kosova stërvitet për ndeshjen e së premtes dhe trajneri Bunjaki ka premtuar se gjithë lojtarët janë gati fizikisht dhe se ndaj Islandës do të hedhë në fushë formacionin më të mirë për të marrë rezultat sa më pozitiv. 

(Kosova Sot)