Ilazi: Gazeta “Kosova Sot” do të vazhdojë të jetë e paanshme dhe lidere

  • 23 March 2017 - 18:52
Ilazi: Gazeta “Kosova Sot” do të vazhdojë të jetë e paanshme dhe lidere

Lorik Ilazi, trajner tha se: Serbia ka shkatërruar objektet e rëndësishme në tërë Kosovën dhe normalisht se Gazeta "Kosova Sot" ka pasur vlerë të madhe, andaj janë munduar ta shkatërrojnë. Ne edhe sot e kësaj dite kujtojmë bombardimet dhe shkatërrimet që i ka bërë Serbia në Kosovë dhe jemi të lumtur që sot jemi të lirë.

Image

 

Natyrisht kontributi i gazetës është i madh, pasi ka informuar lexuesit që nga kohërat më të vështira. Luftën e UÇK-së dhe ngjarjet më të rëndësishme më pas. Shpresoj se kjo gazetë do të vazhdojë t'i informojë lexuesit e saj siç ka bërë deri më tani dhe të jetë e paanshme dhe lidere.

(Kosova Sot)