De Biasi në konferencë pa Agollin: Nuk ka hakmarrje, dua fitore

  • 23 March 2017 - 20:31
De Biasi në konferencë pa Agollin: Nuk ka hakmarrje, dua fitore

Xhani De Biazi ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp përpara ndeshjes me Italinë, e cila do të luhet në Palermo. Trajneri i kuqezinjve ka folur rreth gjendjes së skuadrës që drejton, teksa shprehet se ende nuk e vendosur formacionin. Megjithatë, trajneri i Shqipërisë zbuloi faktin se kuqezinjtë do të luajnë disi të tërhequr:

A pritet një lojë në mbrojtje e kundërsulm?

“Po, shumë e vërtetë, është pranë realitetit. Mendoj se vlerën e kundërshtarit që kemi përballë e nijhni ju më mirë se unë. Jemi në një moment të veçantë kualifikimi, nuk jemi në kushtet më të mira për të zgjedhur organikën që na dërgoi në Europian. Nga kjo pikëpamje kam dyshime që nesër në darkë pres të bëhen siguri’.

Çfarë do të ndjejë si italian nëse ndalon rrugëtimin e Italisë drejt Botërorit

“Kur dikush bën këtë punë, duhet të jetë edhe të luajë këto ndeshje si ajo e nesërmja, ku bëhesh tifoz për atë që punon. Unë në Shqipëri nuk jam prej pak kohësh dhe ia kam shpërblyer me seriozitet. Nuk do ta kisha peng, as do ta shihja si fitore personale. Luaj një ndeshje si ajo që luani ju në plazh. Në momentin kur përballet, çdokush kërkon të fitojë. Mendoj se kush zbret në fushë zbret për të fituar. Por kur të jetë himni kombëtar i Italisë dhe Shqipërisë, do të më prekë në aspektin emocional.

A mund të përsëritet ndeshja me Francën si në Europian

“Nuk di të them nëse mund të ripërsëritet, në futboll është e vështirë të bësh ndeshje njëlloj. Me kundërshtarë shumë të vështirë, jemi paraqitur mirë, edhe pse diferencat janë të mëdha”.

Për formacionin që do të hedhë fushë

“Kam 3-4 dyshime, deri nesër, para prezantimit të ndeshjes me skuadrën, do ta vendos. Mendoj se do i zgjidh në momentin e fundit, se bëhet fjalë për lojtarët të ngjashëm, por që kam dilema për arsye të shumta”.

De Biazi pret një mrekulli?

“Nuk di sa mund të jenë mrekullitë që mund të kalojë gjatë jetës dikush që beson në të mbinatyrshmen apo diçka tjetër. Di që nesër mbrëma, në vend të mrekullive duhet të zhvillojmë një ndeshje të qetë, të mbajmë topin, të dimë të sulmojmë mirë apo në kundërsulm, të shfrytëzojmë rastet që mund të krijojmë”.

Fakti që ndeshja luhet në Palermo

“Nuk e zgjedhim ne ku të luajmë, mendoj se secili bën zgjedhjet që mendon më të duhura. Palermo është një qytet i nxehtë dhe kjo besoj është një nga arsye. Besoj se gjithashtu ka edhe bestytni në këtë rast, pasi në dy ndeshjet e fundit që ka luajtur këtu, Italia ka fituar. Ndaj ne do të kërkojmë të bëjmë atë që kemi në dorë”.

(Kosova Sot)