​Granit, a e ke seriozisht?

  • 24 March 2017 - 10:05
​Granit, a e ke seriozisht?

Granit Xhaka ka befasuar duke thënë se Arsenal dhe Bayern Munich janë në të njëjtin nivel

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka duket se e ka harruar shumë shpejtë humbjen 10:2 pas dy ndeshjeve nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.

Xhaka tha se Arsenal dhe Bayern janë në të njëjtin nivel.

“Unë e shoh se Arsenal dhe Bayern janë në të njëjtin nivel. Kështu ndjehem. Humbja më mërzit, pasi kam të kaluar të mirë ndaj tyre”, tha fillimisht Xhaka për Tagesanzeiger.

“ne ishim në gjendje t’i mposhtim tre herë me Gladbachun dhe unë nuk besoj se Gladbach është në të njëjtin nivel me Arsenalin”.

(Kosova Sot)